Dedyn: Tërbuni synon pikë edhe ndaj Partizanit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 29, 2016 | 10:44

Kategoria Superiore Terbuni

Dedyn: Tërbuni synon pikë edhe ndaj Partizanit

Tërbuni i drejtuar nga trajneri Viktor Gjoni do të luajë nesër në kryeqytet ndaj Partizanit dhe për këtë sfidë stafi teknik do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët. Mesfushori argjentinas Martin Dedyn, i cili në ndeshjen me Teutën mbajti shiritin e kapitenit, u shpreh kështu për “Panorama Sport” rreth transfertës së ditës së shtunë:terbuni duke festuar ne korce “Ndeshja me Teutën ishte një gjë e veçantë për mua dhe u ndjeva i vlerësuar që më besuan shiritin e kapitenit. Për sa i përket takimit me Partizanin, dua të them që të gjithë po punojmë shumë dhe e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

Duhet të kemi shumë kujdes ndaj tyre, në mënyrë që të mos bëjmë gabimet si në ndeshjen ndaj Teutës. Skuadra po përgatitet për këtë ndeshje që të japim më të mirën në fushën e lojës.

Kjo përballje me të kuqtë është shumë e rëndë- sishme për Tërbunin, pasi ende kemi shpresa për të mbijetuar dhe këto shpresa mbahen gjallë duke marrë rezultat pozitiv në “Qemal Stafa”. Marrja e një rezultati pozitiv vlen shumë për vazhdimësinë e javëve të mbetura. Tërbuni është i përqendruar totalisht te kjo përballje.

Vlerësimi ynë për kundërshtarin është maksimal, ndaj të gjithë jemi të karikuar për të bërë një ndeshje të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të marrim më të mirën, rëndësi ka që të mos dalim pa pikë nga fusha e lojës.

Jemi të vetëdijshëm që kundërshtari do të luajë fort dhe do të japë më të mirën e tij, sepse dëshiron të fitojë titullin kampion. Në ndeshje të tilla duhet të llogariten të gjitha mundësitë, pasi ata luajnë për objektivin titull, ndërsa neve na duhen pikët për mbijetesë.

Nuk i druhemi kundërshtarit dhe, nëse bëjmë lojën tonë, mund të realizojmë një tjetër paraqitje si ajo e para disa ditëve ndaj korçarëve. Sigurisht që është një sfidë e vështirë, por në ekip ka optimizëm dhe besoj se nuk do të dalim duarbosh dhe mbi të gjitha, do të bëjmë një paraqitje të mirë. Shpresoj shumë që ta mbyllim në mënyrën e duhur këtë fazë të fundit të kampionatit”




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com