Dedyn garanton: Do të luajmë për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 14:42

Dedyn garanton: Do të luajmë për tifozët

Tërbuni është gati për të pritur Kukësin, sfidë që luhet sot në orën 17:30 në “Ismail Xhemali”.

Lojtaret e Terbunit, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, , Skenderbeu-Terbuni i Pukes, 2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce. /r/n/r/nTerbuni's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Terbuni of Puka, 2-3 at the Skenderbeu stadium in Korca.

Pukjanët do të kërkojnë ta mbyllin këtë sezon në shtëpi me një paraqitje të mirë për të kënaqur tifozët. Argjentinasi Martin Dedyn në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se ata synojnë që ta mbyllin denjësisht këtë sezon, ndaj do të tentojnë surprizën kundër verilindorëve.

“Do të luajmë fort kundër Kukësit. Qëllimi është që të bëjmë një lojë të mirë dhe t’i kënaqim tifozët, duke qenë se kjo është ndeshja e fundit që do të luajmë në shtëpi dhe, për më tepër, si pjesë të Superiores. E dimë që e lehtë nuk do të jetë, pasi kundërshtari është i fortë, por do bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv”, tha Dedyn, i cili do të jetë edhe kapiten sot. “Për mua është një përgjegjësi më e madhe, pasi mbaj shiritin e kapitenit dhe nuk ndihem mirë që nuk mbijetuam dot”, përfundoi argjentinasi.

Përgatiti: Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"