Dedja: Kishim mungesa të rëndësishme, rezultati nuk i përgjigjet lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 15:26

Dedja: Kishim mungesa të rëndësishme, rezultati nuk i përgjigjet lojës

Trajneri Dedja ka folur pas ndeshjes ndaj Skënderbeut dhe ai ka vlerësuar ekipin e tij për lojën pavarësisht humbjes. Ai tha se kanë patur shumë mungesa dhe se ndryshimi i skemës ishte për t’ju përshtatur kundërshtarit.

25463727_10211079845093125_1976602053_n

Humbja e sotme, a ju vlerësojnë me shumë tani ekipet pas fitores në Kukës?

Kisha shumë mungesa edhe sot siç kemi prej një muaji. Kemi pasur mungesa nga kartonat. Mendoj se rezultati nuk i përgjigjet lojës sepse nuk kemi luajtur keq sot. Gjyqtari ne një rast ndaloi lojën dhe ishte shumë në rregull por në kartonin e kuq të Spahos nuk pati “fair play”.

Mendon se skuadra e Lushnjës mund te mbijetojë?

Është e vështirë po ne nuk heqim dorë sepse edhe me Skënderbeun që është ekipi më i mirë shqiptar kemi luajtur mirë dhe lojtarët tanë edhe kur ishim 3-1 luftonin dhe kishin dëshire për të luajtur.

Pse luajtët sot me 2 sulmues sot?

Kisha me shumë sulmues sot sepse u mundova ti përshtatesha kundërshtarit. Ju i patë edhe golat që në mund ti evitonim sot, përveç golit të tretë që nuk e llogaris.

Gjendja e fushës?

Është kështu sepse këtu luajnë edhe te rinjtë po ashtu edhe ekipet e Kombëtares, por edhe në bëjmë ndonjëherë stërvitje. Sot ishte edhe nga shiu kaq problematike fusha por nuk është gjithmonë kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"