Dedja i bindur: E thyejmë Flamurtarin, kemi ego dhe cilësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 10:10

Dedja i bindur: E thyejmë Flamurtarin, kemi ego dhe cilësi

Me një seancë stërvitore në mesditë, lushnjarët kanë përfunduar përgatitjet në kuadrin e ndeshjes me Flamurtarin, që do të luhet sot në stadiumin “Roza Haxhiu”, në orën 14:00. Te Lushnja është konfirmuar nga stafi teknik mungesa e Shkullakut për shkak dëmtimi. Ndërkohë që nuk ka të skualifikuar me kartonë.

hysen dedja

TRAJNERI

Në konferencën për shtyp të pragndeshjes me Flamurtarin, trajneri Dedja tha se pret rezultatin pozitiv. “Është një takim mjaft i fortë, për vetë pozicionin që ndodhemi ne me kundërshtarin, si dhe paraqitjet ndryshe mes nesh dhe atyre. Unë kam pasur shansin që e kam ndjekur nga afër dhe sadopak të nxjerr mësime nga takimi i tyre i kaluar me Skënderbeun. Kam pasur kohë të punoj me skuadrën duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit dhe shtyrja e ndeshjes me Vllazninë.

Të punoj për këtë takim. Shoh një impenjim maksimal të çunave, të cilët duan të japin më të mirën. Jemi stërvitur në kushte moderne. Krahas këtyre, më duhet të përsëris që kemi nevojë për ndihmën e publikut. Me të vërtetë në këto momente këta djem kanë nevojë për ndihmën e spektatorit. Mendoj që sot ndaj Flamurtarit më kryesorja është rezultati pozitiv”, deklaroi tekniku Dedja.

FLAMURTARI

I pyetur se a është në gjendje Lushnja të thyejë Flamurtarin në një moment të mirë, tekniku verdhëjeshil u shpreh: “Me plot gojën e them që janë mundësitë për të thyer Flamurtarin. Gjithmonë duke e vlerësuar në maksimum kundërshtarin. Unë shoh që skuadra ka impenjim dhe cilësi. Është pak problem mentaliteti që duhet të thyhet dhe është shumë më mirë kur ndodh me një skuadër si Flamurtari, që pretendon fronin apo kupat e Europës. Është gjë e madhe t’i marrësh pikë këtij kundërshtari”, vijoi ai.

MBROJTJA

Trajneri i Lushnjës e mbylli duke komentuar lojën e repartit të prapavijës. “Nuk kam ndonjë merak për mbrojtjen. E mira është duke marrë rezultatin dhe duke korrigjuar. Duke i mbajtur në tonus dhe duke i korrigjuar, sepse ky grup është i gatshëm dhe me këtë grup do t’i përgjigjemi”, tha trajneri Dedja në konferencën për shtyp.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"