Dedikimi special i Memës: Titulli për Jashanicën, askush nuk e meriton më shumë se ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 16:12

Dedikimi special i Memës: Titulli për Jashanicën, askush nuk e meriton më shumë se ai

Pas ndeshjes, zv/trajneri i Skënderbeut, Ardjan Mema, tha: “Një titull fantastik pas një sezoni po aq fantastik. I mbushur me emocione, me ndeshje të vështira, me fitore të mëdha natyrisht edhe me humbje dhe disfata.

Mema

Do të ishte një mbyllje fantastike tani të fitonim edhe Kupën e Shqipërisë. Këtë titull nuk dua t’ia dedikoj askujt, përveç Bajram Jashanicës. Titulli i fituar i takon atij. Them me bindje se askush më shumë se Jashanica nuk e meriton këtë medalje, këtë trofe”.

jashanica-pantazi-470x313

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"