Dedikimi prekës për Kobi Brajant, shikoni çfarë bën klubi i Milanit para sfidës me Torinon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 19:52

Dedikimi prekës për Kobi Brajant, shikoni çfarë bën klubi i Milanit para sfidës me Torinon

Ndarja nga jeta e Kobi Brajant pas një aksidenti me helikopter, i ka prekur të gjithë pa përjashtim.83130432_2716618438374221_4832569104059596800_o

Legjenda e basketbollit njihej si një tifoz i zjarrtë i Milanit dhe menjëherë pasi kuqezinjtë morën vesh lajmin, i kërkuan federatës që në ndeshjen e sotme të mbahet një shirit i zi në krahë, nga të gjithë lojtarët e skuadrës.

Megjithatë nuk ka përfunduar këtu, Milani gjithashtu përveç shiritit të zi ka vendosur që të para fillimit të sfidës me Torinon në Kupën e Italisë, do të bëjnë një ceremoni në nder të Kobi Brajant, ku do të jetë edhe fanella me numrin 24 e tij.

Para fillimit të sfidës, klubi ka vendosur një bluzë të Brajant në një nga këndoret e fushë, së bashku me një buqetë me lule dhe një top.

Pikërisht ndarja nga jeta e Brajant, i ka prekur të gjithë në botën e futbollit, teksa në vijim pritet të bëhen edhe ceremoni të tjera në nder të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"