Dedikimi prekës i Ze Marias: Shqipëria në zemrën time, i lutem Zotit që të mos ketë më viktima

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 12:18

Dedikimi prekës i Ze Marias: Shqipëria në zemrën time, i lutem Zotit që të mos ketë më viktima

Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, ka bërë një dedikim prekës Shqipërinë dhe viktimat që la pas tërmeti. Braziliani thotë se Shqipëria është në zemrën e tij dhe se i lutet Zotit që të mos ketë më viktima.

Ze Maria

“Me të vërtetë shumë i trishtuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri… Një vend fantastik me njerëz të shkëlqyer. Nga larg nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të lutem dhe t’i kërkoj Zotit që të mos ketë më viktima.

Ishte vërtetë shumë e rëndë kjo tragjedi, por shqiptarët janë njerëz që janë mësuar të luftojnë dhe do të dalin më të fortë! Lutem për ju, keni një vend në zemrën time”, shkruante Ze Maria në “Instagram”.

Ze Maria

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"