Dede vë duart në kokë/ Alarm total te Tirana, bardhebluve i dëmtohen 3 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:50

Dede vë duart në kokë/ Alarm total te Tirana, bardhebluve i dëmtohen 3 titullarë

Te Tirana është alarm dëmtimesh. Ose më saktë, një gjendje lufte dhe mjekët që punojnë si të ishte luftë. Edhe dy lojtarë të tjerë dje u janë bashkuar të dëmtuarve, ndërsa një i tretë la në mes stërvitjen.

Nevil Dede Tirana

Edhe pse ka ndonjë rikthim të vogël në ekip, Tirana vazhdon të ketë probleme mungesash. Vetëm 48 orë para sfidës me Kastriotin, bardheblutë kanë humbur Filip Najdovskin dhe Marsel Ismajlgecin. Me të gjitha gjasat dyshja nuk do të luajë në takimin e fundjavës.

ISMAJLGECI

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka pasur një problem që prej të mërkurës. U dëmtua në shpatull dhe pati bllokim apo ngërçe. Mjekët mendonin se ishte diçka e lehtë, por në fund rezultoi që pulpat nuk zhbllokohen. Në këto kushte futbollisti dje vraponte rreth fushës. Pothuajse është zero aktivizimi i tij në fushën e lojës ditën e diel, pasi ai nuk ka fare stërvitje.Najdovski Tirana

NAJDOVSKI

Një tjetër lojtar që prish punë është Filip Najdovski. Maqedonasi që ka luajtur në çdo sfidë këtë sezon, nuk u stërvit dje me grupin, ndërsa vrapoi së bashku me Ismajlgecin. Shqetësim është gjuri. Mjekët ia kishin fashuar, por ai mezi vraponte. Duhet një sakrificë e madhe që ai të jetë në fushën e lojës.

BATHA

Para kohe stërvitjen e djeshme e la edhe kapiteni Idriz Batha. Ai pati një problem të vogël, por gjasat janë që lojtari të mos ketë asgjë dhe që sot paradite do të stërvitet. Jashtë mbeten edhe dy lojtarë të tjerë nga formacioni titullar, duke filluar nga Çelhaka e Kale që ende nuk janë gati. Madje, Kale do të qëndrojë gjatë jashtë fushe.NAJDOVSKI

KTHIMET

Në një gjendje alarmi ka edhe disa lajme të mira. Kristian Toshevski dhe Isak Giamfi. Dyshja është
kthyer në stërvitje, por vetëm ganezi mund të jetë në fushën e lojës. Sa për Toshevskin shanset janë të pakta që ta shohim në lojë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"