Dede shpall listën: Kjo Kombëtare premton shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2017 | 11:00

Dede shpall listën: Kjo Kombëtare premton shumë

Trajneri i përfaqë sueses U19 për femra, Nevil Dede, ka zbardhur listën e futbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet miqësore ndaj Bosnjë Hercegovinës. Dede u shpreh optimist për ecurinë e futbollit të femrave në vendin tonë, si edhe në arritjen e rezultateve pozitive me ekipin që drejton, siç ishte fitorja e turneut që u zhvillua në muajin qershor në Mal të Zi.

?

?

“Përveç rezultatit që jep një kënaqësi apo motivim më të madh për të gjithë ato vajza që luajnë futboll dhe duan të jenë pjesë e ekipit kombëtar, e rëndësishme është pjesa që ato nuk kanë më droje. Ashtu siç bëri Skënderbeu, edhe ne pretendojmë se mund të arrijmë diçka. Përballë kishim kundërshtarë të fortë, siç ishin Bosnjë Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, i cili përpara dy viteve ishte në një nivel me ne, tani ne e kemi parakaluar shumë.

Sinjale pozitive janë disa lojtare që na kanë ardhur nga jashtë, shqiptare normalisht, dhe shpresoj se disa nga ato, plus edhe kontingjenti bazë vendës, mendojmë që të furnizojmë sa më shpejt kombëtaren e madhe. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë që ne jemi ekipe moshash, ekipe zinxhir që mendojmë vetëm të furnizojmë kombëtaren A”, tha Dede në konferencën për shtyp.

Nevil Dede konference

Kreu i pankinës kuqezi shprehu edhe optimizmin e tij për eliminatoret, edhe pse skuadrës së tij do t’i duhet të përballet me Spanjën, Ukrainën dhe Azerbajxhanin.

“Në momentin që shkuam në turneun e Malit të Zi, nuk menduam se do të bënim surprizë, arritëm diçka. Spanja realisht ka një nivel më të lartë se ne. Sidomos te ekipet e moshave është gjithmonë ose finaliste ose fituese. Pra diferencat janë të mëdha, ndërsa për sa i përket Ukrainës dhe Azerbajxhanit, shpresojmë që minimalisht të dalim në vend të tretë.

Kombetarja e femrave

Besoj se mund të bëjmë diçka të mirë edhe Ukrainën. Realisht ato janë më të forta fizikisht se ne për momentin sepse kampionati i tyre fillon më herët, kurse ne kemi një periudhë shumë të gjatë pushimi. Nga sa kam informacion disa skuadra vijojnë me përgatitjet, por në momentin që numri është i paktë i skuadrave në kampionatin shqiptar, bën që sezoni të nisë më vonë. Ky mund të jetë handikapi ynë kryesor.

Gjithsesi unë jam shumë optimist edhe për faktin se nga viti në vit po zhvillohet shumë futbolli i femrave”. Dede bëri edhe një vlerësim për Vllazninë në Kupat e Europës. “Mos harrojmë që Vllaznia po merr pjesë në Ligën e Kampioneve në mënyrë dinjitoze. Kjo tregon që niveli nga viti në vit po rritet.

Shpresoj ndoshta që këtë sezon mund të fillojë edhe një kampionat i ekipeve të moshave. Orientimet janë dhënë dhe ka shumë skuadra që po bëjnë një punë shumë të mirë. Ne realisht varemi nga puna që mund të bëhet nëpër klube sepse nuk mund të marrim 15-16 lojtare, të gjitha nga jashtë pasi kanë edhe kosto të lartë”. Shqipëria do t’i luajë përkatësisht dy miqësoret në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.

Lista

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"