Dede provon dyshen Seferi-Muçi, ja si pritet të rreshtohet Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:10


Dede provon dyshen Seferi-Muçi, ja si pritet të rreshtohet Tirana në derbi

Tirana po merr çdo ditë e më shumë lajme të mira. Nëse drejtuesit prezantojnë një sulmues si Veirinen me CV të rëndësishme, në kampin stërvitor Dede merr një tjetër lajm interesant. Elton Kale, në stërvitjen e djeshme ka bërë një përgatitje të plotë me të gjithë shokët e skuadrës.

Nevili

Braziliani ka nisur që të integrohet plotësisht me grupin, duke dhënë sinjalet se do të jetë një opsion i shtuar për cilësinë e Tiranës në vazhdim. Gjithashtu, shtim të ngarkesave ka marrë edhe Jurgen Çelhaka, duke u bërë edhe ai një rikthim i rëndësishëm në tentativë.

FORMACIONI – Dje ishte seanca e parë për javën derbi. Trajneri Dede nuk kishte në dispozicion lojtarë si Behiratçe apo Giamfi, të angazhuar me ekipin U-21. Në stërvitjen e djeshme, trajneri ka përzier kartat për të mos zbuluar asgjë për ndeshjen derbi. Mirëpo, në stërvitje, gjatë tentativave për të ndarë grupin në dy ekipe, është vënë re një test me dyshen Seferi-Muçi.

Formacioni i mundshem

Duke ditur që të dy këto lojtarë mund të bëjnë disa role në manovrën sulmuese, jo vetëm të “pukave” në udhëheqje të manovrës, por edhe të “numrit 10”, apo edhe të sulmuesve anësorë, atëherë Dede mund të ketë një shumëllojshmëri zgjidhjesh taktike. Pa harruar edhe Kale, Danso, Halili dhe Ismajlgeci të gjithë alternativa cilësore për krahët, atëherë, formacioni i bardhebluve është gjithnjë e më shumë një pazëll me pjesëza të shtuara vazhdimisht për t’u zbuluar.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/