Dede optimist: Në rajon jemi konkurrues, por na duhet një kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2017 | 17:33

Dede optimist: Në rajon jemi konkurrues, por na duhet një kampionat

Trajneri i Kombëtares U-19 femra, Nevil Dede, ka dalë ditën e sotme në një konference përshtyp para mediave duke folur në lidhje me grumbullimin për turneun e muajit qershor si dhe përgatitjet për Kampionatin Europian që do të zhvillohet nga data 25 deri më 31 tetor.

Ky Kampionat Europian është planifikuar të zhvillohet në Shqipëri, ku Kombëtarja jonë do të ketë kundërshtare, Spanjën, Ukrainën dhe Azerbajxhanin.

Dede

 Prurjet e reja në Kombëtaren U-19 të femrave

“Kemi disa prurje të reja. E mira do ishte që 100 për qind e këtyre vajzave të jenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares. Dy vajza vijnë nga Suedia, një nga Norvegjia, një nga Kanadaja dhe një nga Gjermania. Kjo listë e këtij grumbullimi, besoj do të jetë 90 për qind e bazës për formimin e skuadrës për eliminatoret zyrtare.”

Objektivat e këtij grumbullimi

“Grumbullimi i muajit prill kishte si qëllim që të shikonim vajzat me moshë më të vogël, ato që do të na furnizojnë në vitet në vazhdim. Këtë herë është grupi aktual. Qëllimi kryesor është të shohim prurjet e reja. Nëse ato realisht janë vajza të talentuara, sepse luajnë jashtë, atëherë do të ndihemi më komodë dhe do të jemi më konkurrues. Në rajon ne jemi konkurrues në çdo moment.”

Mungesa e një kampionati femrash, U-19 dhe U-17

“Është shumë e rëndësishme që të ekzistonte, pra të formohej. Kampionati i femrave në Shqipëri subvencionohet nga Federata, për më tepër që skuadrat që formojnë një skuadër të futbollit të femrave për 19-vjeçare përfiton edhe një pagesë ekstra. Besoj se në vitet në vazhdim, apo ndoshta prej sezonit që vjen, disa nga ekipet kryesore do të formojnë skuadrat. Për ne do të ishte luks që të kishim edhe kampionat për U19 apo U17, por me ritmet që po punohet besoj se kjo do të arrihet në dy apo tre vitet në vazhdim.”

Turneu miqësor i muajit qershor

“Zhvillohet një turne miqësor, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi dhe Shqipëria. Praktikisht është një turne për U17, por duke qenë se këtë skuadër nuk e kemi kërkuam të paraqiteshim me ditëlindjet 2001 dhe 2002. Na është miratuar kjo kërkesë dhe në Qershor shpresojmë të shohim si e kemi bazën poshtë, për të furnizuar U19 reale dhe ato vajza që në vazhdimësi do të shkojnë edhe më lart.”

LISTA E FUTBOLLISTEVE TE GRUMBULLUARA PER KOMBETAREN U-19 FEMRA:

u19_femra8maj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"