Dede: Më duket sikur Dajës po ia sjellin lojtarët te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2016 | 14:26

Dede: Më duket sikur Dajës po ia sjellin lojtarët te Tirana

Nevil Dede dyshon se te Tirana merkaton nuk e bën trajneri. Opinionin e tij ai e dha gjatë emisionit sportiv “Gol pas Goli” në “Supersport”, teksa evidentoi që Ilir Dajës po ia sjellin lojtarët.Tirana-Skenderbeu 0-2, Dede i merzitur nga humbja
Dhe këtë mendim ish-trajneri i bardhebluve e krijoi nga përgjigjet e lëkundura të Dajës, kur u pyet për akord të mundshëm me Mario Morinën, por edhe zërave që tekniku nuk e miraton këtë prurje.

“M’u krijua ideja sikur Ilir Daja i shmangu përgjigjet lidhur me merkaton. Kam përshtypjen sikur te Tirana trajnerit ia sjellin lojtarët në merkato. Dhe kjo është e gabuar, pasi kreu i çdo pankine duhet që t’i zgjedhë vetë futbollistët”, kanë qenë fjalët e Nevil Dedes fill pasi trajneri Ilir Daja e mbylli deklaratën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"