“Dede do ta thotë të vërtetën se përse iku nga Tirana, kam besim”, Refik Halili: Nuk do të marr trajnerë opinionistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 17:25

“Dede do ta thotë të vërtetën se përse iku nga Tirana, kam besim”, Refik Halili: Nuk do të marr trajnerë opinionistë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili reagoi për herë të parë pas largimit të Nevil Dedes nga stoli bardheblu para ndeshjes me Laçin. Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, ai tha se Dede duhet ta thotë të vërtetën e “divorcit” me klubin kampion në fuqi të Shqipërisë.
bandicam 2021-01-25 16-11-59-743

Halili ironizoi pas pyetjeve se nuk do të emërojë te Tirana trajnerë që kanë punuar dhe si opinionistë futbolli.

“Arsyet e largimit të Dedes nga Tirana – Atëherë, është humbje që na largon nga objektivat. Ikja e trajnerit është humbje. Kam lënë atë të flasë. Keni kolegun tuaj dhe gazetarët e tjerë. Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët e vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë.

Rikthim i Dedes – Kthim mbrapa s’ka. Kam besim se ai do të thotë të vërtetën

Pendesë për zgjedhjet – Nuk pendohem për ato që bëj. Kam besim te skuadra dhe besoj se do të eci mbarë. S’është ndonjë gjë për të sqaruar. Përderisa nuk e drejtoi ndeshjen, nuk është më trajneri. Për mua, po doni informacion më të plotë, bisedoni me të.

Doja t’ju thoja mirupafshim. Kur situata nuk është mirë, dal dhe flas vetë. Kemi kohë që mendojmë si të eci klubi përpara. Ndoshta nuk ishte fati me Deden. Kjo situatë ka kaq kohë kështu. Ju në veçanti, mediat, ju respektoj. Jam në dispozicion të flasë ditë e natë. Të gjithë trajnerët, kur kam folur unë para, dilnin e thonin ndryshe gjërat më pas. Ia keni futur ndonjëherë kot sipas qejfit. Rezistencat e ngrohta e sjellin te futbollistët.

Bushi, trajner i Tiranës – Jeni shumë të avancuar. Nuk do të marrë trajner që ka punuar opinionist”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

Largimi i trajnerit Dede dhe humbja ndaj Laçit, Tefik Osmani: E marr unë përgjegjësinë e ndeshjes, ja çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

VIDEO EKSKLUZIVE/ Plas te Tirana, Nevil Dede braktis skuadrën para ndeshjes. Ja arsyeja e largimit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"