“Dede do ta ketë të vështirë te Tirana”, Ervin Bulku: Alban Xhaferi mos mendojë si në basketboll që bëhen koshat me dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 22:04

“Dede do ta ketë të vështirë te Tirana”, Ervin Bulku: Alban Xhaferi mos mendojë si në basketboll që bëhen koshat me dorë

Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. Ish-mesfushori foli fillimisht për paraqitjen e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, duke u shprehur:

bulkuuuuu

KOMBËTARJA- Arritëm objektivin që kishim. Kemi afruar shumë lojtarë të rinj. Kemi shënuar 4 gola jashtë fushe dhe kemi fituar 3 ndeshje. Jemi në rrugë të mbarë për eliminatoret e ardhshme. Trajneri Reja ka qenë i qartë që në fillim kur e ka marrë ekipin. Trajneri ka dashur të afrojë lojtar të rinj, për të pasur alternativa të shumta dhe grup sa më konkurrent.

Ishim të bindur që ishim favoritët e grupit dhe dolën në vendin e parë. Ne i studiuam shumë mirë kundërshtarët dhe ishim të bindur. Duke parë cilësinë që kemi dhe grupin e lojtarëve që kishin ata. Asnjë lojtar nuk luajti jashtë pozicionit. Uzunin e kemi venë në me dijeninë tonë. Trajneri është ai që vendos.

KAMPIONATI – Vllaznia meriton komplimente. Uroj të vazhdojnë kështu sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar. Tirana e ka të vështirë ta mbrojë titullin. Janë larguar 70 % e formacionit. Lojtarët e rinj duan kohë. Trajneri Dede do ta ketë të vështirë, te Tirana humbjet nuk përtypen lehtë.

Duhet t’i japim kohë trajnerit. Një skuadër kur shpallet kampion duhet të përforcojë pikat që nuk kanë ecur mirë. Duhet të mbajë boshtin. Janë edhe politikat e klubit. Xhaferi mos mendojë si në basketboll që bëhen koshat me dorë.

Shoh diferenca të vogla mes skuadra. Shoh filozofi dhe menaxhime të ndryshme. Te Kukësi dhe Tirana janë larguar shumë lojtarë”, u shpreh Bulku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"