Dede do kërkojë fitoren në debutim, Tiranës i kthehen dy futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 21:20

Dede do kërkojë fitoren në debutim, Tiranës i kthehen dy futbollistë

Tirana është mbushur disi dje me kthimin e lojtarëve dhe stafit që ishin të angazhuar në ekipet kombëtare të Shqipërisë. Marsel Ismajlgeci është kthyer nga Kombëtarja A pas fitores me bjellorusët. Nga Anglia ka mbërritur edhe Ernest Muçi.Nevil Dede Tirana

Po kështu mjeku i skuadrës, Arzen Voci, dhe trajneri i portierëve, Alfred Osmani, kanë mbyllur impenjimet me ekipet përfaqësuese A dhe Shpresa. Bardheblutë në këtë moment që flasim vuajnë vetëm mungesën e lojtarëve të dëmtuar. Pjesa tjetër e grupit është gati.

Trajneri Nevil Dede doli sot para mediave ku tha se në Shkodër do kërkohet fitorja dhe pas stërvitjes së paradites, skuadra udhëtoi drejt Shëngjinit ku do të qëndrojë deri pak para se të nisë takimi me Vllazninë.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"