Dede analizon 19-vjeçarët: Kemi probleme në mbrojtje, ja çfarë pres nga skuadra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2019 | 19:34

Dede analizon 19-vjeçarët: Kemi probleme në mbrojtje, ja çfarë pres nga skuadra…

Shqipëria U-19 ka barazuar 1-1 kundër Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje miqësore që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Dy ditë më vonë do të përsëritet kjo miqësore, por në tokën e fqinjëve.

Dede

Nevil Dede ka folur për “Supersport” për këtë ndeshje dhe ka analizuar paraqitjen e skuadrës dhe defektet që kishte.

I kënaqur me këtë ndeshje? “Deri diku ishte ndeshje pozitive, pasi është një grup i ri, që po formohet. Shumë elementë e kishin për herë të parë, ndaj harmonizimi është disi i vështirë, pasi ka kohë të paktë në dispozicion. Maqedonia na vuri në vështirësi në fazën e mbrojtjes, veçanërisht me kundërsulme. Në sulm u paraqitëm mirë, por bëmë edhe disa ndryshime, për të parë sa më shumë elementë.”

Mbrojtja? “Janë disa elementë bazikë që ata duhet t’i thithin sa më shpejt edhe pse janë në një moshë të re, por shpresoj që ndeshjen tjetër nuk do të shohim të njëtat probleme. duhet edhe koha që të përshtaten, pasi nëse fillojmë të mendojmë të gjithë njësoj atje mbapa, do të jetë shumë më e lehtë”.

Ky është grupi që do përfaqësojë Shqipërinë në nëtor? “Unë besoj se 60-80% do të kemi këtë grup. Shpresojmë që djemtë të jenë mirë me shëndet dhe procesi i rritjes t’u ecë sa më mirë”.

Rotacion ndeshjen tjetër? “Është proces njohjeje edhe për ne si staf, pasi është tjetër gjë t’i ndjekësh në një apo dy ndeshje dhe tjetër gjë të punosh nga afër me ta. Nuk e di, disa mund të luajnë dhe disa të jenë pushim”.

Sulmi? “Duhet të jemi edhe më agresivë përpara, ndoshta edhe me presingun ultra-ofensiv të pjesës së dytë, që deri diku e arritëm. Megjithatë është si një turp i vetëm dhe nëse një pjesë nuk funksionon, atëherë ndjehet në të gjithë trupin.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"