Debuton pilotja kolumbiane, 23 xhiro me makinën Sauber në Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 11:11

Debuton pilotja kolumbiane, 23 xhiro me makinën Sauber në Formula 1

Ashtu siç ishte programuar, në pistën e Meksikës, tri ditë pas garës së Formula 1, e cila pa Luis Hamiltonin të shpallej kampion bote për herë të pestë, janë zhvilluar testet e gomave “Pirelli”. Në pistë, për makinën Sauber Alfa-Romeo, ka bërë debutimin e saj edhe pilotja 25-vjeçare kolumbiane, Tatiana Kalderon.

46c041fee2632ab822fe743589c978ec

Ajo ka zhvilluar në total 23 xhiro, rreth 100 km të lejuara nga FIA për promovime dhe xhirime. “Ishte një ëndërr e bërë realitet. Kisha në duart e mia një makinë të Formula 1. Ishte diçka argëtuese. Falënderoj skuadrën Sauber për mundësinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"