Debuton Kukeli, bashkë me Lenjanin nuk mposhtin dot Kryeziun. Sëmuret Xhaka, barazon Bazeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 18:01

Debuton Kukeli, bashkë me Lenjanin nuk mposhtin dot Kryeziun. Sëmuret Xhaka, barazon Bazeli

Burim Kukeli ka debutuar sot me ekipin e tij të ri, Sionin. Paolo Tramexani e hodhi në fushë që nga fillimi mesfushorin e kombëtares shqiptare së bashku me Lenjanin në takimin e zhvilluar në shtëpi ndaj Luzernës.

kukeli

Mbrojtësi i krahut të majtë u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të, ndërkohë që të dy lojtarët qëndruan në fushë për 90 minuta. Edhe Hekuran Kryeziu i Luzernës ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1. Pas 5 javësh, Sioni ka grumbulluar 7 pikë dhe mban vendin e 6 në renditje.

lenjani

Bazeli barazoi në shtëpi me Luganon me rezultatin 1-1, teksa Taulant Xhaka nuk ishte i grumbulluar për shkak të një sëmundjeje. Bazeli mban vendin e 3-të pas 5 javësh me 10 pikë.

Grasshopersi i Albion Avdijajt mposhti 2-0 St. Gallenin e Albian Ajetit. Avdijaj e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, ndërsa Ajeti ishte në fushë për 90 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"