Debuton Ardian Cuculi, ja si luan sot Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 10:43

Debuton Ardian Cuculi, ja si luan sot Kukësi

Kukësi i Armando Cungut pret Laçin në startin e kampionatit, teksa ndeshja do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra synon tri pikët e para, teksa përgatitjet për këtë ndeshje kanë qenë shumë të pakta.

auto_kukesi2-470x3131522158592

Dje ekipi verilindor ka përfunduar stërvitjen në Pezë, ku si titullarë Cungu do të përfshijë vetëm disa nga lojtarët që u aktivizuan si të tillë ndaj Torpedos të enjten. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk do aktivizohen për shkak të lodhjes, si rasti i Simon Rrumbullakut. Kështu në portë do të luajë Faton Maloku, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Edis Maliqi, i cili ka treguar se është një i ri me të ardhme. Lojërat e tij kanë bindur trajnerin dhe kanë lënë të kënaqur gjithashtu presidentin Gjici. Maliqi po fiton gjithnjë e më shumë terren në krahun e djathtë. Risi ndaj Laçit është se do të ndryshojë dyshja e qendrës së mbrojtjes. Kapiteni Ylli Shameti do të ketë në krah Ardian Cuculin, i cili dje u federua dhe është gati për lojë. Në krahun e majtë do të ketë vend për Vangjel Zguron, që nuk ka qenë në fushë prej takimit të kthimit ndaj Valetës.

kukesi

Mesfusha do të përbëhet nga Çyrbja në të djathtë, Donjet Shkodra dhe Besar Musolli në qendër, si dhe Uilliam Melo në të majtë. Ndërkohë, sulmi do të përbëhet nga dyshja Harba-Rexhinaldo, që funksionuan mirë në takimin e fundit ndaj Torpedos. Cungu është i kënaqur veçanërisht nga performanca e sulmuesit mozambikas, që rigjen sot si kundërshtar Laçin, ku në sezonin e kaluar shënoi 18 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"