Debutoi me gol te Shqipëria, talenti Vrioni: Si në ëndërr, golin për babanë që filloi të qante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 20:00

Debutoi me gol te Shqipëria, talenti Vrioni: Si në ëndërr, golin për babanë që filloi të qante

Xhakomo Vrioni përjetoi një debutim ëndrrash me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë, pikërisht ndaj Italisë ku është lindur e rritur, duke shënuar edhe një gol. Sulmuesi që luan te Venecia në Serinë B, por kartonin e të cilit e posedon Sampdoria, në një prononcim për mediat italiane, tregon emocionet e ndeshjes së parë si kuqezi.

xhakomo vrioni

“Ia dedikoj golin babait tim, Arbenit, i cili ka qarë nga gëzimi në momentin që shënova. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe për mua të vishja fanellën e shtetit ku ata kanë lindur ishte një kënaqësi e papërshkrueshme. Grumbullimi me kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve nuk ishte një surprizë për mua, edhe vitin e kaluar kam pasur shumë kontakte me ta, por vendosa të pres. Kam dy pasaporta shqiptare dhe italiane dhe më herët kisha arritur të gjeja rrugën e rrjetës edhe me përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Italisë. Të debutoja në të tillë mënyrë me gol ndaj Italisë ishte si një ëndërr për mua. Jam vërtetë shumë i lumtur tashmë shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës ndaj Beneventos pasi dua t’u dhuroj kënaqësi edhe tifozëve të Venezias.” – deklaroi Vrioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"