Debutoi me gol, Çani: Jam në formë, tani dua të shënoj sa më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 15:17

Debutoi me gol, Çani: Jam në formë, tani dua të shënoj sa më shumë

Edgar Çani më në fund u ka dhënë fund të gjitha dilemave në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe ka zhvilluar ndeshjen e parë me Partizanin. Sulmuesi i Kombëtares, i ardhur nga kampionati italian për një shifër financiare rekord, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë fazës përgatitore dhe u aludua se ai do të ishte jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

Cani2

Në një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes, sulmuesi është shprehur: “Pa dyshim jam i kënaqur me këtë debutim pasi që në ndeshjen e parë kam gjetur golin, por duhet të theksoj se meritë kanë dhe shokët e skuadrës. Gjithçka po funksionon shumë mirë në ekip. Për golin më duhet të falënderoj La Kamerën për atë pasim që më dha”, ka thënë Çani.

Edgar Cani

OBJEKTIVI – Por, testi i vërtetë për Çanin do të jetë ndeshja e radhës në kampionat ndaj Kukësit, ku nga sulmuesi pritet vërtet shumë. “Objektivi im është të shënoj sa më shumë gola dhe shpresoj që të jenë dyshifrorë. Është ndeshja e parë pas Kombëtares në futbollin shqiptar dhe mendoj se nuk do ta kem aspak problem përshtatjen.

Cani4

Gjendja ime fizike është e mirë dhe nuk kam probleme dëmtimi. Jam plotësisht i gatshëm për të dhënë maksimumin te skuadra e Partizanit”, ka mbyllur Çani.

ARBEN ÇEPANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"