Debutoi me fitore në stolin e Lushnjës, trajneri Tetova: Ka ‘uri’, tani duhet vazhdimësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 21:48

Debutoi me fitore në stolin e Lushnjës, trajneri Tetova: Ka ‘uri’, tani duhet vazhdimësi

Edlir Tetova debutoi me fitore. Kishte vetëm 72 orë në krye të ekipit dhe direkt shijoi menjëherë tri pikët e para. Vetë durrsaku, pas ndeshjes tha:

EDLIR TETOVA 1 (1)

“Trajneri jep impuls, sepse nuk ka se çfarë të bëjë për një ditë, për një javë apo për tri javë. Ideja është që kemi një grup, i cili duhet futur në punë, pasi elementë ka.

Kjo u pa edhe në këtë ndeshje. Mjafton të jenë të përqendruar. Besoj se do të arrijmë maksimumin edhe për ndeshjet në vazhdim. Na intereson më tepër të dalim nga kjo zonë e ftohtë ku jemi. Pastaj të shikojmë hap pas hapi ku do të jemi. Është më shumë te lidhja e reparteve. Është një diçka, që unë e kam si armë të fortë. Më intereson që kur humbet topin, çdo lojtar imi duhet të zbresë poshtë linjës së topit, për të mbrojtur linjën e vet. Në organikë kemi mbi 7 lojtarë që kanë prekur Superioren, por duhet kurajë. Duhet ‘uri’ për të shkuar përpara”.

Për teknikun e sapoemëruar, Lushnja është më shumë se një skuadër. “T’i kthejmë dinjitetin këtij stadiumi dhe këtyre tifozëve. Normalisht që ka entuziazëm, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Ne po aty jemi, tri pikë ndajnë nga vendet e fundit. Çdo fitore pa vazhdimësi nuk ka kuptim”, përfundoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"