Debutoi me fitore në stolin e Barcelonës, “profesori” Setien: Ekipi meriton një …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 20:54

Debutoi me fitore në stolin e Barcelonës, “profesori” Setien: Ekipi meriton një …

Kike Setien është i kënaqur për debutimin e tij te Barcelona dhe thotë se skuadra meriton një notë të lartë për këtë ndeshje. Ai flet për rolin e mesfushorëve në skuadrën e tij. 

sETIEN45

NOTA – “Mendoj se skuadra ishte për një notë të mirë. Në pjesën e parë na mungoi diçka, sepse Granada u mbrojt me shumë lojtarë dhe nuk ishte aspak e lehtë. Por, edhe erën e kishim kundër dhe u krijuan probleme. Jam i lumtur sepse pësuam vetëm një goditje në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën. Mendoj se i bëmë shumë gjëra mirë dhe pres pak nga pak të përmirësohemi përpara portës kundërshtare”.

VËSHTIRËSI – “Nuk është kurrë e lehtë të luash ndaj skuadrave që mbyllen dhe duan të të kapin në kundërsulm. Duhet të kesh alternativa që t’u bësh keq. Ndonjëherë duhet të luash në zona të ngushta, ndonjëherë në hapësirë. Këtë herë ishim përgatitur me Ansunë dhe Grizmanin që të kërkonin hapësirën. Nuk e bëmë shumë herë”. DËSHIRAT – “Dua që t’i bëjmë gjërat mirë. Kemi 4-5 koncepte të rëndësishme që duhet t’i ruajmë gjatë të gjitha ndeshjeve. Aktivizimi i lojtarëve pasi humbnim topin ishte i duhuri”.

 MESFUSHA – “Nuk mund të them tani nëse Rakitiç-Vidal do të luajnë më shumë se Artur-Puxh. Në pjesën e parë Granada ishte shumë e freskët, prandaj nuk na la që të bënim lojën tonë. Pastaj me Rikin dhe Arturin kishim më shumë hapësira”.

LEO MESI – “Bëri atë që bën gjithë jetën. Ky është realiteti. Ka ndeshje të tilla, të cilat duan diçka gjeniale për t’u zgjidhur. Aksione si ai i golit ndërtuam shpesh, por vetëm një herë na doli. Kur topin e ka Mesi, përqindja për të shënuar është e lartë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"