Debutoi me Bajernin e Mynihut, reagon Zomer: Ndjesi e veçantë, por e doja me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 11:00

Debutoi me Bajernin e Mynihut, reagon Zomer: Ndjesi e veçantë, por e doja me fitore

Jan Zomer do ta niste nga minuta e parë takimin hapës të javës së 16-të në Bundesligën gjermane, atë mes Lajpcig-Bajern.

zomer

Gardiani 34-vjeçar një ditë pas nënshkrimit si blerja më e re në “Allianz Arena”, pati shansin të ndodhej në pozitën e numrit “1” nga radhët e kampionëve në fuqi të ligës vendëse.

Edhe pse rezultati nuk ishte ai i dëshiruari, sërish helveti gjeti fjalët e ngrohta për ta prezantuar veten si bavarez në fushën e blertë.

HAPJA- ”E prisja më padurim debutimin më këtë klub legjendar jo vetëm në tokën gjermane. Ndjenjë e papërshkrueshme, me shokë të rinj, tifozë të tillë dhe objektiva në skaje të largëta. Është e kuptueshme se rezultati nuk më dha mundësinë e përmbylljes së një ditë të paharrueshme në karrierë, ndonëse ky është vetëm fillimi dhe shumë faktorë do të përshtaten me kalimin e kohës. Lajpcigu nuk është kundërshtarë i lehtë, tregues edhe mbi paraqitjen e tyre në sezonet e fundit, sidomos në fushën e vet. Tashmë të hedhim vështrimin drejt takimit të ardhshëm”, tha Jan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"