Debutimi në Superiore, Ahmataj: Më qëlloi fati i keq, dëshiroj të luajmë në një orar me rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 21:18

Debutimi në Superiore, Ahmataj: Më qëlloi fati i keq, dëshiroj të luajmë në një orar me rivalët

Trajneri i Kamzës, Juljan Ahmataj, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjen, për debutimin e tij si trajner në Kategorinë Supeiore. Tekniku nga Elbasani tregoi se skuadra e tij duhet të punojë shumë nga ana psikologjike dhe e pranon golin shpejt. Ahmataj është i bindur se në fund të kampionatit skuadra e tij do ia dalë.

Ahmataj

Ndoshta ishte Skënderbeu kundërshtari më i vështirë për të debutuar?

Të luash kundër Skënderbeut është e vështirë. Janë lojtarë me eksperiencë. Nuk kanë as presion. Ndeshja bëhet e vështirë. Golat i dhuruam. Duhet të kishim qenë më të qetë nga ana psikologjike. Jemi munduar dhe do mundohemi të punojmë nga ana psikologjike. E pranon golin shumë kollaj. Duhet të rregullojmë balancet në fazën difensive.

Pretendimet tuaja për të qëndruar në kategori, sa besim iu jep ky grup që funksionon? 

Sot vinim me disa mungesa. Ky grup më ka dhënë garanci. Në momentin unë kisha planifikuar një model tjetër. Kur e ktheva në modulin e vjetër funksionoi. Lojtarët dhe grupi më japin besim që do ia dalim. Më qëlloi fati i keq për mua që debutova kundër Skënderbeut. Ka ndeshje plotë dhe ka pik plotë. Finishi është i rëndësishëm.

A do donit që kjo ndeshje të luhej në një orar me Teuta-Vllaznia. Kë do doje të lije ti mbrapa, Teutën apo Vllazninë?

Për punën e orarit nuk më takon mua të vendos, dëshira është të luaja në orar. Duhet të hipim ne më lartë dhe të lemë cilindo mbrapa. Në duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të marrim maksimumin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"