Debutimi me Kombëtaren, Vrioni rrëfen emocionet në mediat italiane: Nuk e prisja, trajneri më kërkoi që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 10:46

Debutimi me Kombëtaren, Vrioni rrëfen emocionet në mediat italiane: Nuk e prisja, trajneri më kërkoi që të…

Xhakomo Vrioni debutoi me ekipin Kombëtar, 1 ditë para 20-vjetorit. Dhuratë më të bukur nuk mund të kishte për sulmuesin e Veneciaz. Në një prononcim për “trivenetgoal.it”, sulmuesi shqiptar tregon emocionet e debutimit. Ai ka folur gjithashtu edhe për emërimin e Zengës në krye të Venecias.

20181015020748-650x396

Debutimi me Kombëtare…

“Ishte një gëzim i madh, një dhuratë e mrekullushme për ditëlindjen. Faleminderit Panuçit që më dha mundësinë e madhe për të debutuar. Ishte një emocion i pabesueshëm, pasi nuk e prisja që të luaja në Ligën e Kombeve. Isha i ulur në pankinë kur më tha të përgatitesha. Në momentin kur u futa në lojë më kërkoi që të tregoja agresivitet në zonë, njëlloj siç bëj në stërvitje. Shpresoj që unë ta meritoj dhe të je pjesë e Kombëtares shqiptare. Nuk do të mund të ftohem më nga Italia, por vendimin tim e kisha marrë që kur pranova ftesën nga Shqipëria U21.

vrioni-630x366

Shkarkimi i Vekit dhe emërimi i Zengës…

Zenga më ka grumbulluar me ekipin e parë të Sampdorias duke u stërvitur me të disa ditë në të kaluarën. Ai është trajner me shumë personalitet dhe karakter. Shkarkimi i një trajneri është gjithmonë një humbje edhe për lojtarët ndaj të vjen keq. Por unë kisha humbur vendin si titullar, e kam pranuar vendimin pa probleme dhe tani shpresoj që ta rifitoj përsëri”, u shpreh Vrioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"