Debutimi me Kombëtaren shqiptare, “lumë” ofertash për Kamer Qakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 23:04

Debutimi me Kombëtaren shqiptare, “lumë” ofertash për Kamer Qakën

Kamer Qaka ishte gjetja e trajnerit Panuçi në miqësoren ndaj Turqisë. Mesfushori kosovar, i cili aktivizohet në kampionatin rumun te skuadra Politehnik Iasi ka zgjuar interesin e shumë klubeve në Europë dhe me shumë mundësi mund të largohet nga Rumania.

Qaka

Këtë gjë e konfirmon edhe presidenti i klubit aktual, i cili në një prenocim për “bzi.ro” ka treguar edhe emrat e klubeve që interesohen për 22-vjeçarin.

“Nuk kemi marrë asnjë ofertë nga kampionati francez, vetëm Kraiova ka shfaqur interes për Qakën. Nga ajo që kam dëgjuar Steaua e Bukureshtit dhe Kluj janë të interesuar, por nuk ka asgjë konkrete, vetëm në nivelin e deklaratave.

maxresdefault

Ne jemi të hapur për të diskutuar një transferim të mundshëm. Drejtuesit më kanë konfirmuar se lojtari është në bisedime me dy ekipe të njohura, njëra prej tyre është Braga. Nëse marrim një ofertë të mirë , Qaka do të largohet”, ka thënë Adrian Ambrosie.

Kamer Qaka ka nënshkruar në fillim të sezoni një kontratë për dy vjet e gjysmë, teksa vlera e kartonit të tij nga 50 mijë euro ka arritur më shumë se gjysmë milion euro. Sipas asaj që raporton “bzi.ro”, Iasi nuk do ta lërë të lirë pa 1 milion euro mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Qaka2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"