“Debutimi me kombëtaren ishte fantastik”, Çepele: Ja pse kalova nga Interi te Hanoveri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 23:50

“Debutimi me kombëtaren ishte fantastik”, Çepele: Ja pse kalova nga Interi te Hanoveri

Futbollisti më i ri i Shqipërisë Ramën Çepele u shpreh i gëzuar pasi u bë lojtari më i ri shqiptar që debuton me kombëtaren. Në konferencën për shtyp së bashku me lojtarin e Atalantës Berat Gjimshiti, Çepele falenderoi shokët e ekipit kombëtar për mbështetjen e dhënë, ndërsa pranoi se duhet ende të presë momentin që të bëhet një titullar te Shqipëria.
cepele
Më tej, ai tregoi se zgjodhi ekipin e Hanoverit, pasi i ofron më shumë mundësi për të arritur ekipin e parë, ndryshe nga Interi, ku rivaliteti është më i ashpër.

“Debutimi – Është një emocion i paparë dhe fantastike ajo që kam bërë, është shumë e bukur.

Klima në skuadër – Shumë e bukur, të gjithë lojtarët më kanë ndihmuar shumë, më janë gjendur afër. Nuk kam hasur shumë vështirësi. Kam dhe djalin këtu afër (Gjimshitin) që më ka ndihmuar, e falenderoj.

Ëndrrat me kombëtaren – Gjithçka mund të bëhet, ishalla të vemi në Europian dhe në Botëror. Do të ishte një gjë e madhe për të gjithë shqiptarët.

Gara për vend titullari – Duhet të pres momentin tim. Jam i vogël, kam akoma për të bërë. Është një gjë shumë e bukur.

Nga Interi te Hanoveri – Them se te Hanoveri kam më shumë mundësi të arrij ekipin e parë, Italia nuk i favorizon shumë lojtarët e rinj. Te Hanoveri ka më shumë shanse.

Konte – Jo, nuk kam patur kontakte me Konten.

Dy sfidat e radhës – Kjo fitore na duhet për të  qenë pozitivë. Jam shumë pozitivë për këto dy ndeshje, jam person pozitiv”, deklaroi lojtari më i ri i Shqipërisë Ramën Çepele.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"