Debutimi me Gallatasarain, Rashica triumfon në “derbin” ndaj 2 futbollistëve të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 22:19

Debutimi me Gallatasarain, Rashica triumfon në “derbin” ndaj 2 futbollistëve të Kosovës

Milot Rashica bëri debutimin me Gallatasarain, në duelin ndaj Kashipasës, ku aktivizohen 2 futbollistët e tjerë të Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Bersant Celina.

8D081A5C-02B9-44A8-A71F-48AE350D5D16

Sulmuesi nga Vushtrria, u fut në lojë në minutën e 83-të, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-3, duke marrë 3 pikë të arta në transfertë. Rashica zuri vendin e futbollistit Akgun. Ndërkohë që Celina u zëvendësua në startin e pjesës së dytë.

Për sa i përket Hadërgjonaj, mbrojtësi qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"