Debutimi me fitore, Memelli: Nuk e di akoma të ardhmen, kërkoj ndjesë për protestat e ashpra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 16:14

Debutimi me fitore, Memelli: Nuk e di akoma të ardhmen, kërkoj ndjesë për protestat e ashpra

Trajneri i Laçit, Migen Memelli, foli për këtë debutim me fitore në sfidën e sotme ndaj Luftëtarit. Tekniku pogradecar tregoi se nuk ka folur me presidentit për të ardhmen. Memelli kërkoi ndjesë për protestat e ashpra ndaj gjyqtarit në fundin e pjesës së parë.

bandicam 2018-11-03 16-09-11-487

Ndeshja e parë si trajner i parë, fitore shumë e rëndësishme…

Në radhë të parë dua të përgëzoj çunat e ekipit. Nuk është e lehtë që mbas 2 humbje, duke ditur anën e rënduar psikologjike. Jemi munduar të punojmë në anën psikologjike dhe në pjesën tekniko-taktike. Kemi bërë një analizë të thellë dhe kemi dalë në konkluzion që mesfusha e Luftëtarit bën 1/3 e ekipit. Kemi dashur të jemi fleksibël në linjën e sulmit. I kemi ndëruar pozicionet për të patur sa më shumë efikasitet.

Besimi i presidentit?

Mbas largimit të Mërgjyshit për arsye personale, unë kam bërë planet e mija. As e kam kërkuar as ma ka afruar. Kjo pyetje do ti besohet presidentit.

Nuk e dini të ardhmen?

Nuk e di akoma. Është enigmë e ardhmja. Do të ulemi me presidentit të diskutojmë se si është më e mira. Unë kam përgjegjësitë e mija për këtë situatë.

Pas pjesës së parë iu u futët në pjesën e lojës. Njerëzit presin të jeni pak më tolerantë. Duhet ta korrigjosh pjesën e tensionit, të jesh pak i frenuar?

Dua të kërkoj ndjesë për këtë pjesë. Hovi i momentit, duke pasur parasysh që puna jonë matet me rezultatet. Ajo që kam kërkuar ishte nëse ka qenë offside apo faull. Kur më tha ishte faull, u tërhoqa. I kam kërkuar ndjesë kryesorit. Nuk dua të merrem me gjyqtarët.

Futja e Berishës dhe s’postimi i Shtubinës pak më parë… Pse e bëtë këtë lëvizje?

Kemi 2-3 raste. E thashë edhe te analiza. Në fazën sulmuesi donim të ishim sa më fleksibël. Për të krijuar disekulibër te kundërshtarët. Ne kemi pasur mundësinë të dyfishojmë rezultatin, nuk kishim pse të vinim në presion. Janiçic doli në sulm. Duhet të jemi vrasës për ta mbyllur takimin. Jo të futemi në presion. Në momentin e fundit mund të ishin ndëshkuar. Është pozitive që skuadra rikthehet te fitorja. 2 ndeshjet e fundit nuk kemi qenë kreativ.

Drejtori sportiv i Laçit deklaroi se në qoftë se Memelli bën mirë, do ta konfirmojmë si trajner…

Shpresoj që gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për klubin. Ekipi i Laçi është futur 6-7 herë në Kupat e Europës. Në qoftë se s’do ta bëjmë këtë do të jetë një dështim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"