Debutimi me fitore, Duro nuk ngopet: Mund të kishim shënuar më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 11:16

Debutimi me fitore, Duro nuk ngopet: Mund të kishim shënuar më shumë

Klodian Duro i gëzohet fitores së pastër, çka i jep kredite për kualifikimin në turin e dytë. Trajneri i Kamzës vlerëson paraqitjen, edhe pse thekson se mund të kishin fituar më thellë.

Duro Kamza

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin me këtë fitore të pastër. Besa është një emër i madh për nga tradita e së shkuarës, prandaj dhe luajtëm me formacionin tonë më të mirë në Kavajë. Mund e duhet të kishim fituar edhe më thellë. Skuadra funksionoi.

Orientova bashkëveprimin mes reparteve që u pa qartë jo vetëm në dy momentet e golave, por dhe në të tjera raste që treguam se kemi potencialin e duhur”, u shpreh Duro pas ndeshjes së parë si trajner i kamzalinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"