Debutimi me fanellën e Kombëtares, Çokaj: Kjo ka qenë ëndrra ime që i vogël! Kam shumë besim që mund të dalim të dytët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 9:02

Debutimi me fanellën e Kombëtares, Çokaj: Kjo ka qenë ëndrra ime që i vogël! Kam shumë besim që mund të dalim të dytët…

Enis Çokaj debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Kombëtares A. Mesfushori 22-vjeçar, u shpreh tepër i lumtur, teksa në prononcimin pas ndeshjes, ndër të tjera u shpreh:

Cokaj

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore, pasi morëm edhe vendin e dytë në klasifikim dhe për këtë gjë jemi shumë të lumtur. Të them të drejtën e prisja këtë debutim, jam shumë i gëzuar.

Kjo ka qenë ëndrra ime që i vogël, që të luaja për Kombëtaren shqiptare dhe sot e arrita. Skuadra në çdo ndeshje është e karikuar. Do të japim 100 % në fushë, kam shumë besim që mund të dalim të dytët.

Ndeshjet e tetorit janë 2 ndeshje vendimtare, pasi luajmë përballjet direkte me Hungarinë dhe Poloninë, por besoj se ky grup do të arrijë shumë lartë, pasi kemi shumë cilësi dhe besoj se do të dalim cilësi tek te dyja.

Në ndeshjet që kemi luajtur brenda, tifozët kanë qenë lojtari i 12-të. I falenderojmë dhe i mirëpresim edhe në ndeshjet e tjera”, u shpreh Çokaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"