Debutimi me Besën e Kavajës, Mërgjyshi : Luajmë shanset tona ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 12:21

Debutimi me Besën e Kavajës, Mërgjyshi : Luajmë shanset tona ndaj Kukësit

Kukësi mbetet favorit sot, përtej dëshirës dhe egos së Besës për të shkuar më tej edhe në Kupë. Kështu thotë trajneri Artan Mërgjyshi, që duket se qëndron me “këmbë në tokë”, teksa bën këtë deklaratë. Kavajasit vijnë në këtë përballje, pasi kanë eliminuar Lushnjën në kohën shtesë me golin e Kainës si dhe pas fitores 2-1 ndaj Pogradecit. Për trajnerin Artan Mërgjyshi, kjo do të jetë premiera zyrtare në drejtimin e verdhezinjve.

mergjyshi

“Vërtet që kam besim te Besa. Kemi një grup të mirë, por Kukësi është ekip që është investuar për të synuar titullin në Superiore. Nuk mund të gjykohen kuksianët për 2 ndeshjet e para, por për përbërjen që ka ekipi. Ndaj jemi të vetëdijshëm se, favorit në këtë sfidë, së pari mbeten veriorët. Besa nga ana e saj do të mundohet të zhvillojë lojën e vet e të dëshmojë se ka një grup ambicioz.

Besa formacionet e mundshme

Në fushë do të zbresim me futbollistët më në formë, çfarë na e lejon distanca në ditë me ndeshjen e ardhshme të kampionatit. Në futboll kur nuk i dihet, ndaj Besa do të luajë shanset e saj”, ka thënë Mërgjyshi. Kavajasit dje rreth mesditës kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, për të qenë të gatshëm sot për Kupën e Shqipërisë.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"