Debutimi i Mesit, mesfushori i PSG bën komentin epik: Nuk më kishin duartrokitur ndonjëherë kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 22:15

Debutimi i Mesit, mesfushori i PSG bën komentin epik: Nuk më kishin duartrokitur ndonjëherë kështu

Lionel Mesi bëri debutimin e tij zyrtar me PSG-në këtë të diel, në ndeshjen kundër Reims, një sfidë e pritur me shumë kureshtje jo vetëm nga tifozët e PSG-së, por edhe nga të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të shohin çfarë do të bëjë argjentinasi në një kampionat si ai francez.

herrera mesi

Ndaj hyrja e tij në fushë ishte një moment që do të kujtohet gjithmonë, një zëvendësim me Nejmar që i dha zyrtarisht start karrierës së tij si parisien edhe në fushën e lojës, i pritur me duartrokitje të shumta në stadium nga njerëz që kishin ardhur nga çdo cep i botës për të ndjekur ndeshjen historike. Por ishte një moment që ai nuk e shijoi i vetëm, pasi Mauricio Poçetino në ato momente vendosi të bënte zëvendësim të dyfishtë, duke aktivizuar edhe Ander Herreran.

Ky i fundit ka komentuar me shumë humor atë situatë gjatë ndeshjes, duke iu referuar duartrokitjeve të shumta nga tribunat që i drejtoheshin Mesit. “Nuk më kishin duartrokitur asnjëherë kaq shumë në momentin e një zëvendësimi”, shkruante lojtari në rrjetet sociale duke postuar foton që tregonte atë duke u futur në fushën e lojës bashkë me Mesin.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"