Debutimi i Mesit jashtë çdo parashikimi, në Ligën 1 franceze thyhet rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 18:44

Debutimi i Mesit jashtë çdo parashikimi, në Ligën 1 franceze thyhet rekord

Mbrëmja e djeshme ishte speciale për kampionatin francez të futbollit pasi Lionel Mesi debutoi me fanellën e PSG-së në ndeshjen ndaj Reimsit për javën e 3-të të kampionatit.

mesi

Mesi hyri në fushën në minutën e 66-të të takimit duke zënë vendin e shokut të skuadrës Nejmar. Por vetëm prezenca e Mesit ka thyer një rekord në Francë.

Ndeshja u ndoq në televizor nga më shumë se 10.5 milionë shikues duke e bërë kështu ndeshjet më të ndjekur në histori të kampionatit francez. Këto shifra flasin vetëm për Francën, pa përfshirë këtu tifozët në të gjithë botën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"