Debutimi i hidhur ndaj Leçes, Pioli: Mëkat që nuk fituam, dhuratën më të bukur për ditëlindje e prisja nga… ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 23:42

Debutimi i hidhur ndaj Leçes, Pioli: Mëkat që nuk fituam, dhuratën më të bukur për ditëlindje e prisja nga… ndeshja

Një ditëlindje e hidhur për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, i cili nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Leçes, në ndeshjen e tij debutuese si trajner i kuqezinjve. Në prononcimin pas sfidës, tekniku milanist u shpreh:

pioli555

“Është mëkat, nuk arritëm të fitonim për fajin tonë! Lojtarët e Milanit janë të vetëdijshëm për cilësitë e tyre dhe për faktin që mbajnë veshur një fanellë prestigjioze. U treguam më shumë bujar se sa duhej! Nuk fituam një ndeshje që meritonim ta fitonim!

Në duhet të sulmojmë gjithmonë në thellësi. Strategjia e lojës varet nga skuadra që kemi përballë. Ndaj Romës do të përdorim një tjetër mënyrë loje. Na mbetet të punojmë shumë dhe t’i zgjidhim më mirë situata që na krijohen. Dhuratën më të bukur për ditëlindje e prisja nga ndeshja, por shpirti dhe interpretimi ishin. Kjo ka rëndësi. Besoj se do të na ndihmojë ndeshja e sotme, për të kuptuar gabimet tona.

Në vështirësi, topi edhe goditet jashtë, jo vetëm mbahet në lojë. Ai goli në fund edhe mund të shmangej, gjithsesi mund te them që ekipi bëri gjithçka për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"