Debutimi i hidhur i Naingolan, i jep “leksion” skuadra qipriote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 9:47

Debutimi i hidhur i Naingolan, i jep “leksion” skuadra qipriote

Raxha Naingolan nisi një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike teksa u transferua te skuadra belge e Antuerp. 33-vjeçari bëri debutimin mbrëmjen e djeshme në Europa League. 

Naingolan

Një debutim i hidhur ky për Naingolan, pasi skuadra e tij u mposht nda qipriotët e Omonias me rezultatin 4-2 në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Europës.

Ish-futbollisti i Romës dhe Interit, e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 60-të, kur rezultatin ishte 3-1 në favor të vendasve. Belgëve të Antuerp iu mbetet për detyrë të përmbysin sfidën e kthimit në shtëpi, që do të zhvillohet pas 1 jave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"