Debutimi i Ferhan Hasanit, “Buba” bën gjest fantastik pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:23

Debutimi i Ferhan Hasanit, “Buba” bën gjest fantastik pas ndeshjes

Ferhan Hasani debutoi me fanellën e Partizanit në takimin kundër Kastriotit, duke luajtur rreth 10 minuta. Debutimi i fantazistit 30-vjeçar vonoi disi, por trajneri Daja u shpreh pas ndeshjes se e ka ruajtur nga një dëmtim i mundshëm, pasi nuk ka qenë ende gati në 100% të formës fizike.

Ferhan Hasani Partizani

Por debutimi i shumëpritur më në fund erdhi dhe Hasani, zyrtarisht ka ndezur motorët me fanellën e kuqe të Partizanit. Në fund të ndeshjes së tij debutuese, Hasani bëri dhe një gjest fantastik, duke i dhuruar fanellën e tij një prej të pranishmëve në tribunën e stadiumit të Kamzës. “Buba” është një lojtar që pritet t’i japë shumë Partizanit në ndeshjet e ardhshme, në luftën për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"