Debutimi i 17-vjeçarit me Dinamon, blutë një tjetër talent në vitrinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:00

Debutimi i 17-vjeçarit me Dinamon, blutë një tjetër talent në vitrinë

Një tjetër 17-vjeçar debuton me fanellën e Dinamos, pas portierit Simon Simoni, tashmë një titullar fiks në formacion. Arb Shala, kosovari i lindur në Pejë dhe i ardhur te blutë në verë, pati në dispozicion 20 minutat e fundit të derbit me Partizanin.

Shala Dinamo

Ai është një mesfushor sulmues, me të dhëna të mira teknike dhe që drejtuesit e Dinamos e konsiderojnë si një futbollist me të ardhme të sigurt.

Arb Shala

Shala tregoi në ato minuta që luajti se ka një përdorim të mirë topi, edhe pse emocionet sigurisht që kanë bërë të vetën. Ky është talenti i dytë që klubi dinamovit lançon dhe që në vazhdim pritet të ketë më shumë minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"