Debutimi historik i Ballkanit në grupe, Ilir Daja: Kam futbollistë me personalitet, ta marrim këtë barazim si mësim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 21:31

Debutimi historik i Ballkanit në grupe, Ilir Daja: Kam futbollistë me personalitet, ta marrim këtë barazim si mësim

Ballkani bëri debutimin historik në grupet e Ligës së Konferencës, teksa i rrëshqiti fitorja nga duart në minutat shtesë, përballë Kluzhit, në duelin që përfundoi me rezultatin 1-1. Në përfundim të sfidës, trajneri Ilir Daja analizoi këtë duel duke u shprehur:

daja-600x360

“Ne kishim kontrollin i lojës, gjithçka u kontrollua nga futbollistët tonë, të cilët siç kam thënë janë futbollistë me personalitet.  Bëmë lojë nga poshtë duke shmangur presionin nga skuadra kundërshtare dhe nuk i lejonim skuadrës kundërshtare asgjë.

Na mungoi prezenca e kapitenit Kuç. Me vjen keq që barazuam, por do ta marrim këtë barazim si një mësim për të ardhmen. Nuk janë kundërshtar të lehtë edhe ata të tjerët që kemi luajtur, ashtu si thanë disa analistë, përveç La Floritës që nuk e kanë pasur profesion futbollin. Sa i përket Zybës, sot vjen rezonanca, por nga analizat e para del që lëndimi nuk është serioz dhe ai nuk do të na mungojë shumë gjatë”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"