Debutimi dhe statistika, Marash Kumbulla në piedestal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 25, 2020 | 13:06


Debutimi dhe statistika, Marash Kumbulla në piedestal

Një vit në Serinë A me Veronën i mjaf toi që pasi të merrte vëmendjen e të gjitha skuadrave më të mëdha të Europës, të transferohej në “Olimpico”, kryeqytetin italian. Një ndeshje i mjaftoi në Europa Ligë, për të bërë debutimin e ëndrrave: Goli i përmbysjes dhe fitores për Romën. Me Veronën, pati shënuar në fushën e Sampdorias, sërish në tetor, një vit më herët para se të merrte ftesë nga trajneri Edi Reja për të debutuar me Shqipërinë.
Kumbulla5
ME GOMONE – Marash Kumbulla është djali i një emigranti shqiptar, i cili shkoi në Itali me gomone nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Vetëm katër vite pasi shkoi në Itali, babai Lin u bë me djalë, të cilin e quajti Marash. Në Itali e njohin si Maks Kumbulla.

DEBUTIMI – Debutimi i Kumbullës në Serinë A erdhi në 25 gushtin e vitit 2019 kundër Bolonjës. Ndërsa me Romën, ndeshjen e parë e luajti më 27 shtator 2020, në barazimin 2-2 ndaj Juves, duke qenë në fushë titullar dhe deri në fund të takimit. Në Europa Ligë, ja del që të debutojë më 22 tetor, duke e bërë në mënyrën fantastike, me golin e përmbysjes ndaj Jang Bojs, duke i dhënë fitoren Romës.
marash kumbulla
SHQIPËRIA – Marash Kumbulla ka shtetësi italiane dhe shqiptare. Zgjodhi të luante për Kombëtaren kuqezi. “Prindërit e mi janë shqiptarë dhe jetojnë në Itali për më shumë se 20 vite. Unë ndihem si italian ashtu edhe shqiptar, por sigurisht më shumë shqiptar sepse luaj për këtë Kombëtare”, u shpreh Kumbulla. Grumbullimi i tij i parë me kuqezinjtë erdhi më 31 gushtin e vitit 2019 dhe debutimi më 14 tetor kundër Moldavisë.

STATISTIKAT – Marash Kumbulla ka luajtur 28 ndeshje në Serinë A, ku ka shënuar 1 gol (me Veronën), ka marrë 7 kartonë të verdhë dhe një karton të kuq. Këtë të enjte, luajti për herë të parë në Europa Ligë, duke qenë titullar dhe duke shënuar golin e përmbysjes.

E FEJUARA – “Maks”, siç edhe është pseudonimi që e thërrasin kumbullën në Itali, është prej tre vitesh i fejuar me vajzën nga Verona, Greta Manzato.

fb

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com