Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi, paraqitje pozitive edhe e Mavrajt. Shikoni vlerësimet e legjionarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 23:45

Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi, paraqitje pozitive edhe e Mavrajt. Shikoni vlerësimet e legjionarëve

Eduart Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa ditën e djeshme ishte protagonist në dy golat e Istanbulsporit që mposhti Eskisehirsporin me rezultatin 3-0. Ish-mesfushori i Kukësit, dha asist dhe fitoi penallti, teksa ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Rroca

Edhe Mavraj vazhdon të tregoj formë të mirë me skuadrën e Greuther Fyrth, ku edhe në fundjavën që lamë pas ishte një pikë kyçe në mbrojtje.

Ndonëse Atalanta u mposht 3-1 nga Sampdoria, Gjimshiti tregoi paraqitje pozitive në fushë, njëjtë si Ivan Balliu te Almeria.

 

VLERËSIMI I “SOFASCORE”, PËR LEGJIONARËT, PËRGATITUR PËR “PANORAMA SPORT”

4E18763E-93E8-4087-9FCC-1A4E82C51262

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"