Debutim në Europë edhe për arbitrin e Superiores, do të drejtojë në Qipro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 13:35

Debutim në Europë edhe për arbitrin e Superiores, do të drejtojë në Qipro

Dita e enjte do të jetë një ditë e veçantë për arbitrin e Superiores, Eldorian Hamiti. Ky i fundit do të debutojë në arenën ndërkombëtare në një ndeshje të Europa Ligë. Atij i është besuar ndeshja mes Apolon Limasolit dhe Stumbrasit.

Gjyqtari E. Hamiti

Ndeshja e parë është fituar nga lituanezët me rezultatin 1-0 dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar. Ai gjithashtu do të ndihmohet edhe nga anësorët Çokaj e Doda.

Kryesor: Eldorian Hamiti
Asistent: Ridiger Çokaj
Asistent 2: Egin Doda
I katërt: Kreshnik Cjapi
Vëzhgues: Kevin Azopardi (Maltë)
Delegat i UEFA: Jozev Kliment (Sllovaki)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"