Debutim me humbje te Skënderbeu, Memelli: Kemi objektiv mbijetesën, ju tregoj problemin e kësaj skuadre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 16:08

Debutim me humbje te Skënderbeu, Memelli: Kemi objektiv mbijetesën, ju tregoj problemin e kësaj skuadre

Migen Memelli debutoi me humbje në stolin e Skënderbeut, teksa u mposht me rezultatin 2-0 nga Tirana. Pas ndeshjes. Memelli për “Gol pas Goli”, u shfaq i mërzitur, por tha se ka besim te skuadra se në javët e ardhshme mund të dalin nga kjo situatë.

bandicam 2021-02-06 16-07-13-424

“Momenti, klasifikimi, janë gjëra që në këndvështrimin tim ndihen te lojtarët kanë ndikuar negativisht. Duhet të dalim nga kjo situatë. Lojtarëve këto ditë i kërkova që të kenë një rezistencë në 30 minutat e para, pasi Tirana ka kualitete. Një moment Seferi u kthye dhe goditi portën, dhe Hoxhallari shënoi nga një goditje standarde Pjesa tjetër ishte e balancuar.

Kemi probleme, mendoj që në ditët e ardhshme do punojmë dhe na presin vështirësi të mëdha. Lojtarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për pozicionin në renditje.

Si mund të shpëtojë Skënderbeu? Padyshim që ky është objektivi dhe nuk mund të fshihemi. Marrim gola shumë të lehtë. Në kufijtë e fëmijërorit. Djemtë i shikoj me dëshirë dhe besoj se në javët në vazhdim do dalim nga kjo vështirësi ku ndodhemi.

Së pari kemi menduar dhe jemi munduar të punojmë në aspektin psikologjik. E dyta, në aspektin ofensiv është se do punojmë me skuadrën. Por më e rëndësishme është të rregullojmë fazën mbrojtëse, pasi kemi pësuar 38 gola. Janë gola shumë të thjeshtë për t’u marrë, të cilët kërkojnë eksperiencë. Ajo që më bën të besoj, është dëshira e lojtarëve dhe të shikojmë përpara, t’i shikojmë ndeshjet një nga një dhe të shikojmë kundërshtarët si të barabartë.”, tha Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"