Debutim horror në “Anfield”/ 15 gushti i “mallkuar”! Nunjez kthen Liverpulin 12 vite mbrapa, futbollisti i dytë në historinë e të kuqve që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 23:13

Debutim horror në “Anfield”/ 15 gushti i “mallkuar”! Nunjez kthen Liverpulin 12 vite mbrapa, futbollisti i dytë në historinë e të kuqve që…

Debutimi i Darvin Nunjez përpara tifozëve të Liverpulit në “Anfield” në Premier Ligë, rezultoi një horror i vërtetë. Sulmuesi që u transferua me shumë bujë në këtë merkato vere, u tradhtua nga nervat në minutën e 57-të, duke lënë skuadrën e Klopit me 10 lojtarë.

NUNJEZ5

Uruguaiani është lojtari i dytë në historinë e Liverpulit që del me karton të kuq, në paraqitjen e tij të parë në “Anfield” në një ndeshje të Premier Ligës, pas Xho Kol. Si për ironi të fatit edhe Xho Kol ndëshkohej me karton të kuq, me 15 gusht, të vitit 2010, asokohe Liverpuli luante përballë Arsenalit në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"