Debutim fantastik i Migjen Bashës, Aris fiton bindshëm në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 22:24

Debutim fantastik i Migjen Bashës, Aris fiton bindshëm në transfertë

Migjen Basha ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Aris në kampionatin grek. Skuadra e shqiptarit mposhti me rezultatin 0-3 Lamian në transfertë. Mesfushori i Kombëtares u aktivizua titullar duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

qdqd

Të 3 golat për skuadrën e Aris u shënuan në pjesën e dytë, Diguni, Garcia dhe Gama ishin autorët e golave, teksa Basha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të. 31-vjeçari qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës. Sfidën e radhës skuadra verdhezi do ta luajë në shtëpi ndaj Ael Larisa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"