Debutim ëndrrash në Superligën turke, Ekuban i shënon gol kampionëve të Gallatasarait

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 23:42

Debutim ëndrrash në Superligën turke, Ekuban i shënon gol kampionëve të Gallatasarait

U përfol për një rikthim në Kategorinë Superiore, por Kaleb Ekuban zgjodhi Turqinë, për të veshur fanellën e Trabzonsporit. Edhe pse kishte pak ditë që iu bashkua skuadrës turke, ish-sulmuesit të Partizanit i mjaftuan vetëm 6 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj kampionëve të Gallatasarait që u fitua nga Trabzonspori me rezultatin 4-0.

Ekuban-750x430

 

24-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 86-të  duke zënë vendin e Rodallega, ndërkohë që në minutën e dytë të shtesës shënoi golin e katërt për vendasit. Një debutim ëndrrash për Kaleb Ekuban, i cili shpreson të rikthehet fuqishëm, pas dështimit te Lids.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"