Debutim ëndrrash në Spanjë, ish-mesfushorit të Tiranës i japin numrin 7

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 20:39

Debutim ëndrrash në Spanjë, ish-mesfushorit të Tiranës i japin numrin 7

“I lumtur për dy golat në debutim”, ka qenë kjo dixhitura e fotos së postuar nga Elvi Berisha një ditë më parë në “Facebook”. Mesfushori i talentuar, i cili është pranë zyrtarizimit në La Liga, shfaqet i lumtur për ndeshjen e tij të parë me ekipin B të qytetit të Madridit.

Elvi Berisha

Ai është duke u stërvitur me skuadrën e parë në fakt, por disa ditë më parë u përfshi në formacionin e Leganes B, pasi edhe drejtuesit donin që ta shihnin në fushë. Rezultati ishte i kënaqshëm, pasi shënoi dy gola në fitoren me shifrat 4-2 kundër Guadalaharas.

Berisha kombetarja

 

Akordi parimor është për 2 vite, por me opsion rinovimi për 2 të tjera dhe, nëse marrëveshja mbyllet me sukses, mendohet që Tirana do të përfitojë afro 90 mijë euro nga ky transferim. Jo për kartonin, por si klubi që ka kontribuuar në formimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"