Debutim ëndrrash në Premier Ligë për Haland, norvegjezi barazon menjëherë rekordin e… Agueros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 10:10

Debutim ëndrrash në Premier Ligë për Haland, norvegjezi barazon menjëherë rekordin e… Agueros

Erling Haland u bë debutuesi i dytë në historinë e Premier Ligës, i cili fiton një penallti dhe e transformon në gol pas Aleksandre Patos për Çelsin në prill 2016 (braziliani e bënte në ndeshjen kundër Aston Vilës).

34234

Sulmuesi norvegjez u bë vetëm lojtari i dytë i Mançester Sitit që debuton me dopietë në historinë e Premier Ligës pas shënuesit më të mirë të historisë së “Qytetarëve”, Serxho Agueros (gusht 2011).

Sulmuesi 22-vjeçar ka lënë gjithnjë gjurmë në karrierën e tij sa herë ka luajtur në javën e parë të kampionatit. Ai ka vendosur këmbën e tij në nëntë gola në katër ndeshjet e fundit të kampionatit të javës së parë (6 gola dhe 3 asiste).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"