Debutim ëndrrash, Ikardi kalon Mesin e Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 9:37

Debutim ëndrrash, Ikardi kalon Mesin e Kristiano Ronaldon

Një goditje dhe një gol. Mesatarja do të ishte e denjë për një snajper në “punët” e para në karrierë, por nuk duket keq edhe për Mauro Ikardin. Mbase priti shumë për të debutuar në Ligën e Kampioneve, por e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur cepin e portës, nga një goditje jashtë zone.

ikardi

Nuk bën shpesh gola nga jashtë zone dhe nuk ishte një realizim “alla” Ikardi, por dukshëm ishte ajo çka i nevojitej Interit për t’i dhënë drejtimin e duhur një takimi të komplikuar, të cilën zikaltrit e fituan duke shfrytëzuar entuziazmin që shkaktoi “bëmat” e kapitenit të tyre. Me goditjen e suksesshme ndaj Totenhemit, 26- vjeçari u dhuroi një kënaqësi tifozëve, por sidomos vetes sepse me një të “rënë” parakaloi katër “viktima” luksi.

FC Internazionale v Tottenham Hotspur - UEFA Champions League Group B

“Pleshti” – Leo Mesi realizoi golin e parë në Champions në nëntor të 2005-ës, me fanellën e Barcelonës dhe kundër Panathinaikosit. Edhe pse në atë epokë ishte vetëm 18 vjeç, falë klasit të tij mposhti portierin rival me një goditje të topit nga poshtë.

mesi

Nuk ishte gol me herë të parë, por me të pestë, pasi “Pleshti kishte debutuar” ndaj Shaktharit thuajse një vit më parë nga ndeshja kundër grekëve.

CR7 – Kristiano Ronaldo debutoi në Champions me një asist. Në atë kohë luante për Mançester Junajtidin dhe përballej me Shtutgartin.

ronaldo527

Goli vjen tre sezone pas debutimit, në një ndeshje epokale si 7-1 kundër Romës. Dopietë e portugezit, që mbase kishte pritur gjatë.

O’Ney – Shtator 2013 dhe Nejmar debuton në Ligën e Kampioneve me asist. Në përvojën e gjashtë europiane, braziliani gjen golin ose më saktë golat, kundër Selltikut, duke i shënuar një tripletë.

nejmarr

Mbape – Shumë i hershëm edhe Mbape në golin e tij të parë “kontinental”. Debutimi vjen vetëm me disa minuta ndaj Bajer Leverkusenit në shtator të 2016-ës.

mbape

Pas dy paraqitjesh të tjera si zëvendësues, vjen debutimi nga minuta e parë: çerekfinale kundër Mançester Sitit me djaloshin që gjen golin në çdo ndeshje pasuese, duke u ndalur vetëm në gjysmëfinale kundër Juventusit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"